Trashëgimtari i Suning Group, Steven Zhang është emëruar zyrtarisht Presidenti i ri i Interit.
Inter konfirmoi emërimin e Zhang si president i ri i tyre në një video në kanalet e tyre zyrtare në rrjetet sociale.
“Kur i mbyll sytë, shoh një qytet me kaq shumë histori dhe më shumë për t’u shkruar”, ka thënë fillimisht Zhang.
“Njerëzit me ide, me vullnetin për të përmirësuar atë që është rreth tyre dhe vetën”.
The club, its people and the city have been waiting for you.
Welcome, President Zhang.#StevenIsHere #FCIM pic.twitter.com/Cz7WqGl1Zy— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) October 26, 2018
“Një klub që luan përtej fushës për të fituar zemrat e të gjithëve”.
“Por pastaj i hap sytë dhe shoh që e gjithë kjo është tashmë këtu. Unë jam gati, ju a jeni?”, mbyllet rrëfimi i presidentit të ri.
26-vjeçari është i biri i Zhang Jindong, i cili zotëron shumicën e aksioneve në Inter përmes konglomeratit kinez Suning dhe bëhet presidenti më i ri i Nerazurrëve.
Ai gjithashtu përfundon mandatin pesë-vjeçar të Erick Thohir, me indonezianin të gatshëm të shesë pjesën e tij prej 31 për qindësh te Interi. /Telegrafi/