Kombëtarja e Spanjës ka publikuar listën prej 25 futbollistëve për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.
Spanja gjatë muajin tetor do t’i luaj dy takime kualifikuese në kuadër të Grupit G, ndaj Shqipërisë dhe Izraelit.
Kështu, trajneri i kombëtares iberike, Julien Lopetegui ka publikuar listën zyrtare për këto dy ndeshje.
Trajneri spanjoll ka ftuar plot 25 futbollistë për këto dy ndeshje, ku nuk vërehet ndonjë befasi në grumbullimin e lojtarëve.
Ndeshjen e parë Spanja e luan në shtëpi ndaj kombëtares së Shqipërisë me datë 6 tetor, ndërsa me 9 tetor udhëton drejt Izraelit.
Listën me lojtarët e ftuar për këto dy ndeshje e ka publikuar edhe trajneri italian i Shqipërisë, Christian Panucci. /Telegrafi/