Telegrafi

Zyrtare: Spalletti vazhdon kontratën me Interin deri në vitin 2021

Luciano Spalletti (Getty Images)

Interi ka njoftuar zyrtarisht se trajneri Luciano Spalletti e ka zgjatur kontratën e tij deri në 2021.

Ish-trajneri i romakëve nënshkroi kontratë dyvjeçare verën e kaluar, por donte një marrëveshje të re.

Por sot spekulimet kanë marr fund dhe ai ka nënshkruar një kontratë të re dyvjeçare.

“FC Internazionale është e kënaqur tua kumtojë lajmin se Luciano Spalletti ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë me klubin edhe për tre sezonet e ardhshme, deri në vitin 2021”, thuhet në njoftim. \

Trajneri foli vet në faqen e klubit  për vendimin e tij për të rinovuar.

“Dua të falënderoj familjen Zhang dhe klubin, për mundësinë që ta zgjas kontratën time”.

“Do të doja gjithashtu të theksoja se nënshkrimi ishte thjesht konfirmim zyrtar i asaj që ishte tashmë në fuqi, pasi dëshira ime për të vazhduar së bashku për të mirën e këtij klubi nuk ishte kurrë në dyshim”.

“Ne gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të bazuar në respekt dhe besim”.

“Sot kemi forcuar ambiciet e përbashkëta të klubit”, ka thënë ai.

Edhe Steven Zhang, biri i pronarit Jindong Zhang, ka thënë se zgjatja e kontratës me trajnerin është një vendim që të vuloset marrëdhënia e mirë, klub – trajner./Telegrafi/