Interi ka njoftuar zyrtarisht se trajneri Luciano Spalletti e ka zgjatur kontratën e tij deri në 2021.
Ish-trajneri i romakëve nënshkroi kontratë dyvjeçare verën e kaluar, por donte një marrëveshje të re.
Por sot spekulimet kanë marr fund dhe ai ka nënshkruar një kontratë të re dyvjeçare.
“FC Internazionale është e kënaqur tua kumtojë lajmin se Luciano Spalletti ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë me klubin edhe për tre sezonet e ardhshme, deri në vitin 2021”, thuhet në njoftim. \
Trajneri foli vet në faqen e klubit për vendimin e tij për të rinovuar.
“Dua të falënderoj familjen Zhang dhe klubin, për mundësinë që ta zgjas kontratën time”.
“Do të doja gjithashtu të theksoja se nënshkrimi ishte thjesht konfirmim zyrtar i asaj që ishte tashmë në fuqi, pasi dëshira ime për të vazhduar së bashku për të mirën e këtij klubi nuk ishte kurrë në dyshim”.
“Ne gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të bazuar në respekt dhe besim”.
“Sot kemi forcuar ambiciet e përbashkëta të klubit”, ka thënë ai.
Edhe Steven Zhang, biri i pronarit Jindong Zhang, ka thënë se zgjatja e kontratës me trajnerin është një vendim që të vuloset marrëdhënia e mirë, klub – trajner./Telegrafi/