Roma ka njoftuar zyrtarisht se Luciano Spalletti është larguar nga posti i trajnerit.
Kontrata e strategut italian ishte valide deri në qershor dhe ai nuk kishte arritur marrëveshje për rinovimin.
“Roma i ka ndarë rrugët me trajnerin Luciano Spalletti. Procesi i angazhimit të një trajneri të ri është në rrugë e sipër”.
“Spalletti iu bashkua Romës për herë të dytë në janar të vitit 2016, pasi i kishte fituar dy Kupa të Italisë dhe një Superkupë gjatë qëndrimit të parë në kryeqytet gjatë viteve 2005 dhe 2009”, thuhet në njoftimin e klubit.
Edhe presidenti i klubit, James Pallotta, e ka komentuar largimin e trajnerit dhe e ka falënderuar atë për angazhimet e tij në 18 muajt e fundit.
Spalletti pritet ta marrë drejtimin e skuadrës së Interit nga sezoni i ardhshëm. /Telegrafi/