Interi e ka zyrtarizuar Luciano Spallettin si trajner të klubit për dy vitet e ardhshme.
Trajneri 58 vjeç ka qenë favorit kryesor dhe më në fund u nënshkrua kontrata.
Trajneri do të fitojë 4 milionë euro në sezon për dy vitet e ardhshme.
Ai më parë ka udhëhequr Romë, Empolin, Udinesen, Venezian, Anconan dhe Zenit St Petersburg.
Spalleti do ta fillojë punën në fillim të korrikut. /Telegrafi/