Atletico Madrid ka prezantuar turkun Caglar Soyuncu, i cili ishte pjesë e Leicester City në pesë sezonet e fundit.
Qendërmbrojtësi zbarkoi në “Wanda Metropolitana” si lojtar i lirë dhe prej kohësh kërkohej nga trajneri Diego Simeone, i cili vlerëson shumë aftësitë e tij mbrojtëse.
Soyuncu numëron edhe 53 ndeshje me kombëtaren e Turqisë.
🏟 Çağlar Söyüncü ya conoce el Cívitas @Metropolitano, donde firmó su contrato con nuestro club 🖋️
🔴⚪ #BienvenidoSoyunçu pic.twitter.com/aHxdqQrpcn
— Atlético de Madrid (@Atleti) July 5, 2023
Lojtari nga Izmiri ka firmosur për katër vite me klubin “Los Colchoneros”.
Ai zhvilloi në total 132 ndeshje me Leicester City, duke dhënë kontributin e tij në fitoret e FA Cup (2021) dhe Community Shield (Superkupa). /Telegrafi/