Telegrafi

Zyrtare: Sony prezanton Xperia Z3

Sony Xperia Z3 mbështetet në procesorin quad core 2.5GHz Qualcomm Snapdragon 801 dhe Adreno 330 GPU me 3GB RAM.

Pajisja e re mobile e Sony sjell edhe 16GB memorie të brendshme, si dhe portin për mikro SD kartelë e cila mund ta zgjerojë hapësirën e telefonit deri në 128GB. 

Sony Xperia Z3 është i pajisur me kamerën e pasme me 20.7 MP të Sony Exmor RS sensor, ndërsa kamera e përparme e telefonit është me 2.2MP.

Kamera e pasme e telefonit sjell spektrin ISO f 3200, plus 8x zoom digjital, me Pulsed LED, HDR, dhe opsionin e incizimit të videove në 4K, ndërsa kamera e përparme mundëson incizimin në full HD me 1080p.

Sony Xperia Z3 gjithashtu është edhe rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, si dhe mbështetet në versionin e fundit të sistemit operativ të Google, Android 4.4 KitKat.

Megjithatë, Sony ende nuk ka thënë asgjë për koston që përdoruesit duhet ta paguajnë për telefonin e saj më të ri. (Telegrafi)