Telegrafi

Zyrtare: Sony prezanton Xperia Z3 +

Sony Xperia Z3+ sjell ekranin me 5.2 inç në Full HD me 1920 x 1080 piksel si dhe procesorin octa core Qualcomm Snapdragon 810.

Karakteristikat tjera të Sony Xperia Z3+ përfshijnë edhe 3GB RAM si dhe kamerat e njëjta sikurse të Z4; kamerën e përparme me 5MP për Selfie dhe kamerën kryesore me 20.7MP me sensorin Sony Exmor RS.

Pajisja vjen me Android 5.0 Lollipop dhe ajo do të jetë në dispozicion në një gamë ngjyrash të cilat përfshijnë ngjyrën e zezë, atë prej argjendi, ari dhe të bardhë.

Sony do të fillojë me shitjen e telefonit të saj të ri Xperia Z3 + ndërkombëtarisht muajin e ardhshëm, edhe pse për momentin ende nuk ka detaje për çmimet. (Telegrafi)