Telegrafi

Zyrtare: Sol Campbell rikthehet në Arsenal

Ish-kapiteni i Arsenalit u stërvit nën drejtimin e Arsene Wenger në muajin shtator kur vendosi të largohet nga Notts County pas vetëm një ndeshje të zhvilluar.

“Ekipi i Arsenalit ka kënaqësinë të bëjë të ditur se Sol Campbell është rikthyer në klub dhe ka nënshkruar marrëveshje deri në fund të sezonit”, thuhet në deklaratën e Arsenalit.

“Jam më se i lumtur që rikthehem në Arsenal. Kam shumë kujtime të mira këtu dhe ende kam shumë miq në klub. Jemi në një pozitë të mirë dhe dua t’i ndihmoj Arsenalit të arrijë sukses këtë sezon”, ka thënë Campbell./Telegrafi/