Telegrafi

Zyrtare: Smalling rikthehet te Roma

Manchester United ka njoftuar se ka shitur Chris Smalling te Roma.

Mbrojtësi anglez ishte i huazuar te Giallorossët në edicionin e kaluar, derisa këta të fundit tentuan që ta rikthenin atë sërish në Olimpico.

Smalling ishte transferuar nga Sir Alex Fergusoni në vitin 2010 nga Fulhami dhe bëri 323 paraqitje për klubin duke shënuar 18 gola.

Por, Ole Gunnar Solskjaer nuk e ka parë atë në planet e tij për këtë edicion dhe vendosi që ta lejonte largimin e tij përfundimisht.

Smalling u transferua te Roma për 15 milionë euro, derisa ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin italian.

Anglezi kishte shkëlqyer në edicionin e parë në Olimpico dhe kjo bëri që Roma të transferonte atë përfundimisht në këtë afat. /Telegrafi/