Darusafaka Dogus ka shkarkuar trajnerin prishtinas, Oktay Mahmudin.
E gjithë kjo pasi që nuk ka arritur objektivat e vendosura para fillimit të kampionatit të Superligës turke.
Skuadra turke ka përfunduar kampionatin në pozitën e katërt, ku ka regjistruar njëzet fitore dhe dhjetë humbje.
Si pasardhës i prishtinasit shihet Andrea Trinchieri i Bros Baskets dhe trajneri i Lokomotiv Kubanit, Georgios Bartzokas, transmeton Telegrafi.
Nuk përjashtohet mundësia as edhe angazhimit të ndonjë trajneri turk, të tillë si, Ergin Ataman dhe Ufuk Sarıca.
Mahmudi ka fituar trofeun e çmueshëm të Kupës së Turqisë për këtë sezon, por kjo si ka mjaftuar si argument për të mos u shkarkuar nga skuadra turke.
Kujtojmë se 48-vjeçari për një kohë ka kontribuar edhe në avancimin e basketbollit kosovar. /Telegrafi/