Pas arritjes së akordit, vjen edhe prezantimi. Ilir Daja merr zyrtarisht drejtimin e Skënderbeu.
Trajneri kryeqytetas është prezantuar ditën e sotme nga presidenti i klubit bardhekuq, Ardjan Takaj, në ambientet e Tropikal Resort.
Së bashku me Dajën është prezantuar edhe ndihmësi i tij, i cili është një emër i njohur i futbollit shqiptar si Ardi Mema.
Ndërkohë gjatë prezantimit të tij, Ilir Daja i ka vënë vetes objektiv titullin kampion teksa u shpreh:
“Kemi skuadër të mirë dhe do të luajmë për të fituar titullin. Jam i respektuar që jam sot këtu dhe besoj se do marrim më të mirën.”