Telegrafi

Zyrtare: Simon Mignolet rikthehet në vendlindje, nënshkruan me Club Brugge

Simon Mignolet është larguar përfundimisht nga skuadra e Liverpoolit.

Portieri belg kishte mbetur zgjedhja e dytë te The Reds dhe vendosi të largohet në drejtim të Club Brugge.

Pas gjashtë viteve të kaluara në Anfield, Mignolet do të rikthehet në vendlindje tek kampioni i shumëfishtë belg Club Brugge.

Nga transferimi i Mignolet në Club Brugge, Liverpooli ka fituar 7 milionë euro si dhe dy milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Mignolet pasi i ka kryer me sukses vizitat mjekësore ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin e tij të ri.

31-vjeçari kësisoj rikthehet në vendlindje pas nëntë viteve të kaluara në Angli, ku tri vite të tjera kishte veshur fanellën e Sunderland.

Mignolet me Club Brugge do të synojë triumfin në kampionatin belg. /Telegrafi/