Telegrafi

Zyrtare: Sigal Prishtina sjell dy përforcime

Në konferencën e mbajtur për media, drejtori gjeneral i klubit “bardh e kaltër”, Florian Miftari, ka bërë publike risitë e klubit.

Klubi ka emëruar në krye të klubit, Antonis Constantinides, i cili së fundmi ishte kryetrajner i klubit rumun, CS Energia.

Gjithashtu klubi ka angazhuar edhe dy basketbollistë.

Willie Kemp që luan në pozitën e play-makerit vjen nga kampionati rumun, më saktësisht nga ekipi BC Mures.

Basketbollisti tjetër është amerikani, Andrew Warren, që së fundmi ishte pjesë e kampionatit estonez.
Kurse, nga ekipi është larguar me marrëveshje të dyanëshme, Yll Kaçaniku, i cili është larguar drejt Turqisë.