Lajmi është konfirmuar përmes një komunikate në faqen zyrtarë të klubit në Facebook. Në vazhdim po ua përcjellim komunikatën në tërësi.
“McGhee vjen nga një sezon shumë i suksesshëm ku mbrojti ngjyrat e ekipit BC Ural Yekaterinburg nga Rusia.
Vitin e kaluar, McGhee u shpall aloja më e mirë në Eurochallenge ku ishte kërcyesi i dytë dhe koshashënuesi i katërt në ligë.
McGhee gjatë karrierës së tij ka luajtur në ligat më të forta si Ukrainë, Spanjë, Itali dhe Izrael.
Ai ishte edhe njëri nga transferet më të vështira që kemi pasur deri me sot për ta bindur që të vij. Por, projekti serioz dhe niveli i organizimit të klubit e kanë bindur.
Gjatë ditëve në vijim do të ju njoftojmë edhe për transferimin tjetër të madh”. /Telegrafi/