Site icon Telegrafi

Zyrtare: Sigal Prishtina kundër Galil Gilboas

Kjo gjë u konfirmua para pak çasteve, pasi që BC Balkan e mposhti Teodon për t’u kualifikuar si ekipi i fundit në Final-Four të Ligës Ballkanike.

Sipas rregulloreve të BIBL-së, dy ekipe të të njëjtit shtet luajnë automatikisht mes vete në gjysëmfinale, që do të thotë që çiftet e gjysëmfinales janë:

KB SIGAL Prishtina (Kosovë) – BC Galil Gilboa (Izrael)

BC Levski (Bullgari) – BC Balkan (Bullgari)

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen me 25 prill. Ju kujtojmë se Sigal Prishtina e ka mposhtur një herë skuadrën izraelite në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet me rezultat 81-78.

A mendoni se skuadra jonë, Sigal Prishtina, mund ta mposhtë edhe një herë kampionin aktual të Ligës Ballkanike, Galil Gilboan? Ju ftojmë t’i ndani mendimet tuaja në hapësirën për komente…/Telegrafi/ 

Exit mobile version