Site icon Telegrafi

Zyrtare: As si konsulent, Rangnick largohet nga Unitedi

Ralf Rangnick nuk do të vazhdojë te Manchester United në rolin e tij si konsulent dhe do të përqendrohet vetëm në drejtimin e ekipit kombëtar të Austrisë.

Gjermani shërbeu si trajner i përkohshëm i Djajve të Kuq pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer nëntorin e kaluar, por mund ta çonte ekipin vetëm në një përfundim zhgënjyes në vendin e gjashtë në Ligën Premier.

Plani kishte qenë që 63-vjeçari të punonte në prapaskenë në Old Trafford pasi Erik ten Hag të merrte drejtimin si trajner i tyre i ri, por United ka konfirmuar se tani nuk do të jetë kështu.

Lexo po ashtu Si do të ndryshonte tabela e Ligës Premier nëse VAR-i nuk do të përdorej: Leicesteri, skuadra më e dëmtuar

Në një deklaratë të klubit thuhet: “Dëshirojmë të falënderojmë Ralf Rangnick për përpjekjet e tij si trajner i përkohshëm gjatë gjashtë muajve të fundit”.

“Me marrëveshje reciproke, Ralf tani do të përqendrohet vetëm në rolin e tij të ri si trajner i ekipit kombëtar të Austrisë dhe për këtë arsye nuk do të marrë një rol konsulence në Old Trafford”.

Lexo po ashtu “Erik ten Hag po të pret” - De Jong i reagon tifozit të Man Unitedit

“Dëshirojmë t’i urojmë Ralfit fat më të mirë në këtë kapitull të ardhshëm të karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e Unitedit.

Rangnick tani do të fokusohet në ndeshjet e ardhshme të Austrisë të Grupit A1 të Ligës së Kombeve të UEFA-s kundër Kroacisë, Danimarkës dhe Francës. /Telegrafi/

Exit mobile version