Ndeshja mes Juventusi dhe Napolit nuk do të zhvillohet për shkak të situatës së krijuar me coronavirus te napolitanët.
Ndeshja që parashihej të luhej nga ora 20:45 në Allianz Stadium, nuk do të zhvillohet.
Kjo gjë ndodhi për shkak që Napoli kishte kontakte me Genoa në përballjen e tyre të zhvilluar para disa ditësh.
I bianconeri sono all'Allianz Stadium #JuveNapoli pic.twitter.com/vd3GVKTWck
— JuventusFC (@juventusfc) October 4, 2020
Genoa ka njoftuar se 17 lojtarë të tyre janë infektuar me Covid-19, derisa edhe nga napolitanët ka të infektuar.
Juventusi bëri me dije se ata do të zbresin në fushë, derisa Napoli ka bërë të ditur se ata nuk mund të rrezikojnë.
Në rast se do të luhej ndeshja sonte, atëherë pasojat për shtetin e Italisë do të ishin të mëdha.
Kështu, federata italiane do të marrë vendim në javën e ardhshme nëse takimi do t’i takojë kampionit në fuqi me rezultat zyrtar 3-0 apo do të luhet në ndonjë datë tjetër. /Telegrafi/
Si comunica che la notizia riguardo la positività di mister Gattuso al Covid-19 è priva di qualsiasi fondamento. Il gruppo squadra effettuerà i prossimi tamponi nella giornata di domani.
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) October 4, 2020