Ndeshja e dytë gjysmëfinale e Coppa Italia në mes të Napolit dhe Interit është shtyrë, njofton prefekti i rajonit të Campanias, Marco Valentini.
Edhe gjysmëfinalja tjetër e sotme, mes Juventusit dhe Milanit, u anulua dje (e martë) për shkak të rritjes së mprehtë të vdekjeve nga Coronavirusi në Itali gjatë disa ditëve të fundit.
Tani është bërë zyrtare që edhe përplasja mes Napolit dhe Interit gjithashtu është shtyrë.
Prefekti i rajonit të Campanias, Marco Valentini, mori këtë vendim që në mëngjes të anulojë lojën e cila parashihej të zhvillohej nesër (e enjte).
⚽️ Il prefetto di #Napoli Marco Valentini ha deciso il rinvio della partita #NapoliInter di domani sera, gara di ritorno della semifinale di #Coppa Italia. #coronavirus #Covid_19 🔵
— RTL 102.5 (@rtl1025) March 4, 2020
Në këtë fazë nuk dihet kur do të luhen dy gjysmëfinalet, duke shtuar një situatë gjithnjë e më të komplikuar për klubet italiane.
Ndryshe, për Interin kjo është ndeshja e tretë që i anulohet, pas asaj ndaj Sampdorias dhe Juventusit. /Telegrafi/