Klubi gjilanas, Drita ka nënshkruar tashmë me trajnerin e mirënjohur shqiptar, Shpëtim Duro.
Para disa javësh, Drita mbeti pa trajner pasi Bekim Isufi ofroi dorëheqje, e cila u pranua nga kryesia.
Megjithatë, kampioni aktual i Kosovës nuk qëndëroi duarkryq dhe shpejt ka gjetur zëvendësuesin e Isufit.
Bëhet fjalë për trajnerin e mirënjohur shqiptar, Shpëtim Duro, i cili ka nënshkruar tashmë kontratë për të drejtuar Dritën për pjesën e mbetur të sezonit.
“Mirë se vini profesor!
Nga sot në krye të shtabit teknik në skuadrën tonë do të jetë trajneri i mirënjohur Shpëtim Duro.
Duro është trajner i dëshmuar dhe shpresojmë që së bashku do t’i arrijmë objektivat që kemi.
Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e Dritës në faqen zyrtare të klubit.
Ndryshe, Duro në të kaluarën ka drejtuar skuadra të mëdha shqiptare si Partizani, Skënderbeun, Vllazninë, Besën, Shkëndijën e Tetovës dhe së fundmi Flamurtarin. /Telegrafi/