Site icon Telegrafi

Zyrtare: Shkodran Mustafi do të largohet nga Schalke

Shkodran Mustafi do të largohet nga Schalke 04 në fund të këtij sezoni, pasi ky klub do të garojë në Bundesliga 2.

Lajmin për largimin e ka konfirmuar klubi gjerman përmes rrjeteve sociale, ku në listë janë edhe disa emra të tjerë të njohur.

“Kontratat e Benjamin Stambouli dhe Bastian Oczipka përfundojnë me rënie në Bundesliga e 2-të. Për më tepër, kontratat e skaduara të Steven Skrzybski, Alessandro Schopf, Shkodran Mustafi dhe Nabil Bentaleb nuk do të zgjatet”, thuhet në njoftimin e klubit.

Mustafi më parë ka luajtur për klube si Sampdoria, Valencia dhe Arsenal.

Schalke duhet të organizohet në Bundesliga 2 që të kthej statusin e klubit elitar.

Për shqiptarin nuk kanë munguar ofertat nga Italia, Gjermani dhe Turqia, ku pritet së shpejti të gjejë mjedisë të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version