Shkëlqim Demhasaj është larguar nga Grasshoppers pas tre viteve qëndrim, edhe pse një sezon kaloi si i huazuar te Winterthur.
Sulmuesi kosovar karrierën do ta vazhdoj te Aarau në Challange League (nivel i dytë i futbollit zviceran).
Demhasaj është bashkuar me Aaraun si futbollist i lirë, pasi kontrata me Grasshoppers i kishte skaduar.
Te Aarau, Demhasaj ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare dhe ka për qëllim që ta rikthejë në elitën e futbollit zviceran këtë skuadër pas një kohe të gjatë.
27-vjeçari sezonin e fundit zhvilloi 15 ndeshje me GC ku realizoi katër gola dhe dhuroi dy asistime.
Te Aarau presin shumë nga Demhasaj i cili edhe më parë ka qenë pjesë e Challange League duke shënuar vazhdimisht si për Schaffhausen, ashtu edhe për Grasshopper e Winterthur. /Telegrafi/
Herzlich willkommen, Shkelqim! 🤩 Wir nehmen den routinierten Stürmer Shkelqim Demhasaj (27) vom Grasshopper Club Zürich für zwei Jahre unter Vertrag. 💪
➡️ Mehr erfahren: https://t.co/5H2zo3mzBo#ZämeFörAarau pic.twitter.com/AQhY5TXNOy
— FC Aarau (@FCAARAU) June 28, 2023