Telegrafi

Zyrtare: Shaqiri kalon te Stoke City (Foto)

Ekipi i Premier Ligës angleze ka kompletuar blerjen e kartonit të reprezentuesit zviceran, Shaqirit.
Ky transferim është kryer për shumën rekord të skuadrës angleze, plotë 7 milionë euro në vit, ndërsa kontrata është e vlefshme për katër vite, transmeton Telegrafi.
Sipas raportimeve të medieve anglez në total me pagën për katër vjet dhe shumën e transferimit prej 17 milionë eurove, skuadrës angleze blerja e futbollistit shqiptar i ka kushtuar 46 milionë euro.
Kujtojmë se Shaqiri më parë ka luajtur edhe për Bayern Munich, Basel, ndërsa ishte në bisedime edhe me klubin gjerman të Schalke 04. /Telegrafi/