Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, është bërë me skuadër të re.
Pas aventurave me Sparta Pragën dhe Kasimpasan, futbollisti ynë karrierën do ta vazhdojë te Lyngby në Danimarkë.
Ai ka nënshkruar kontratë për 2 vite e gjysmë me klubin e ri.
Lyngby gjendet në pozitën e parafundit në Superligën daneze dhe Shala shihet si shpëtimtar i klubit.
Lojtari ka përfituar edhe një kontratë të kënaqshme. /Telegrafi/