Drita e Gjilanit ka vazhduar ta përforcojë skuadrën për edicionin e ri.
Pasi ditë më parë goditën duke transferuar Astrit Fazliun nga Flamurtari i Vlorës, gjilanasit kanë marrë edhe një super lojtar.
Është mesfushori anësorë, Xhevdet Shabani që edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Dritës.
Shabani është prezantuar sot nga drejtori sportiv Fisnik Kërqeli dhe ai i përgjithshëm, Feti Murseli.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Dritës.
Shabani ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me skuadrën bardh e kaltër.
Kujtojmë që anësori këmbëshpejtë ka qenë së fundmi pjesë e Besës së Pejës. /Telegrafi/