Sevilla ka vendosur që të nënshkruaj me sulmuesin e Sampdorias, Joaquin Correa, për shifrën prej 13 milionë euro plus 5 milion tjerë bonuse.
Sampdoria dhe Sevilla kanë njoftuar se është arritur marrëveshja dhe ai do t’i nënshtrohet nesër testeve mjekësore, ku edhe do nënshkruaj kontratë pesë-vjeçare.
Klubi italian ka nënshkruar me argjentinasin Correa nga Estudiantes në janar të vitit 2015 për 8 milionë euro, kur ishte vetëm 21 vjeç, teksa në sezonin e tij të parë ka shënuar tre gola dhe dy asistime në 31 paraqitje në Serie A.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Correa është shumë futbollist i zhdërvjellët, ku mund të luajë pa problem mesfushorin fantazist prapa sulmuesve, në të dyja krahët ose në një rol më të thellë në mesfushë.
Ndërkohë, Sampdoria kanë bërë të ditur se edhe sulmuesi tjetër, Francesco Fedato është bashkuar me Barin në formë huazimi me opsionin blerje. /Telegrafi/