Telegrafi

Zyrtare: Sevilla nënshkruan me mbrojtësin e Argjentinës (Foto)

Skuadra spanjolle nuk ka të ndalur në këtë afat kalimtar.

Sevilla ka konfirmuar edhe një transferim në këtë afat kalimtar, duke e quar në shtatë numrin.

Mbrojtësi argjentinas, Gabriel Mercado është transferimi më i ri i skuadrës spanjolle.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Marcado ka arritur nga skuadra argjentinase, River Plate, dhe ka nënshkruar një kontratë të vlefshme për tre vjetët e ardhshme.

Detajet tjera të transferimit nuk janë bërë ende publike nga Sevilla. /Telegrafi/