Pas marrjes së timonit të trajnerit Muharrem Sahiti, Sermaxhaj ka vendosur t’i kthehet ish-klubit të tij me të cilët ka nënshkruar kontratë gjashtëmujore me mundësi vazhdimi.
“Kisha oferta nga disa skuadra, por vendosa të pranoj ofertën e Gjilanit. Këtu jam më afër familjes por edhe kushtet e ofruara ishin shumë më të mira, sesa ato që mi kanë ofruar disa skuadra të Superligës”, tha Sermaxhaj për Zërin, i cili stinorin e kaluar ishte pjesë e Dritës, por pas disa mosmarrëveshje që kishte me drejtuesit e skuadrës u largua në gjysmë të garave.
Sermaxhaj më herët kishe luajtur edhe te skuadra e Prishtinës, ndërsa gjatë këtij afati kalimtar ishte testuar në disa skuadra të Zvicrës. Burime të gazetës mësojnë se përveç Sermaxhaj tek Gjilani do të kalojë edhe futbollisti tjetër gjilanas, Visar Sermaxhaj. /Telegrafi/