Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshje për rinovimin njëvjecar të kontratës me mesfushorin Sergi Roberto.
Roberto ishte në ditët e fundit të kontratës me klubin nga Camp Nou, por do të mbetet aty së paku edhe për një vit.
Është vet faqja zyrtare e klubit katalunas që ka njoftuar sot (e premte) gjatë ditës së ka arritur marrëveshje me lojtarin për rinovimin e kontratës.
𝐒𝐄𝐑𝐆𝐈 𝐑𝐎𝐁𝐄𝐑𝐓𝐎 𝟐𝟎𝟐𝟑 💙❤️ #MadeInLaMasia pic.twitter.com/pIWA1irApy
— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 10, 2022
“FC Barcelona dhe lojtari Sergi Roberto kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e tij deri më 30 qershor 2023”.
“Klauzola e blerjes së lojtarit do të jetë 400 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Barcelonës në faqen zyrtare.
Agreement for the renewal of @SergiRoberto10 until June 30, 2023
— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 10, 2022
Ndryshe, me Barcelonën, Roberto ka fituar 23 trofe: dy tituj të Ligës së Kampionëve, gjashtë La Liga, pesë Superkupa të Spanjës, dy Superkupa Evropiane dhe dy Kupa të Botës për Klube.
Në 316 paraqitje zyrtare, spanjolli ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 37 asistime.
Që nga viti 2018 ai ka qenë njëri nga katër kapitenët e ekipit të parë pas largimit të Javier Mascherano. /Telegrafi/