Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos do ta konfirmojë nesër se ai po largohet nga klubi, dy javë para se kontrata e tij të mbyllet.
Ramos do të paraqitet nesër në konferencë për shtyp me Florentino Perezin, ku do ta konfirmojë vendimin e tij, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.
Lojtari dhe klubi nuk kanë rënë dakord për vazhdimin e kontratës.
OFFICIAL: Real Madrid have confirmed that Sergio Ramos will leave the club. pic.twitter.com/p3u38gImYw
— ESPN FC (@ESPNFC) June 16, 2021
Real Madrid i ofroi Ramos një marrëveshje një vjeçare me një ulje prej 10 për qind të pagës.
Mbrojtësi po kërkonte të paktën një kontratë dy vjeçare, gjë që nuk ishte i gatshëm Florentino Perez.
Ramos flitet se ka oferta nga disa klube të njohura, por edhe nga brenda Spanjës./Telegrafi/