Manchester City ka njoftuar marrëveshjen me Anderlechtin për Sergio Gomez, i cili ka nënshkruar për katër vite.
21-vjeçari spanjoll bashkohet nga Anderlecht, me mbrojtësin e majtë që ka bërë 49 paraqitje për klubin belg gjatë sezonit 2021-2022.
Sergio e filloi karrierën e tij tek të rinjtë e Barcelonës përpara se të largohej nga klubi katalanas për t’u bashkuar me skuadrën e Bundesligës, Borussia Dortmund në fillim të vitit 2018.
Our new number 21 👕💙#ManCity pic.twitter.com/5oGXj5ZdUY
— Manchester City (@ManCity) August 16, 2022
Ai më pas kaloi dy sezone përsëri në Spanjë në huazim te Huesca duke ndihmuar klubin të fitonte promovimin në La Liga në fund të sezonit 2019/20 përpara se të bashkohej me Anderlecht në verën e 2021.
Let's hear from our latest arrival in his first City interview! 🎥#ManCity | @sergiogm_10 pic.twitter.com/SaEPtxUJF8
— Manchester City (@ManCity) August 16, 2022
Gomez kishte një sezon të shkëlqyer individual nën drejtimin e ish-trajnerit të Anderlecht, Vincent Kompany. /Telegrafi/