Klubi i Malishevës ka njoftuar zyrtarisht dorëheqjen e trajnerin Senad Alirifa, ndërsa drejtimin e ekipit e ka marrë ndihmësi i tij Qëndrim Kida.
Malisheva ka marrë një humbje të hidhur në ndeshjen e fundit të Albi Mall Superligës, pasi nga epërsia prej 2-0 në pjesën e parë u mposht 3-4 nga Dukagjini.
Kjo humbje ishte e dyta radhazi për malishevasit dhe e gjashta nga 10 ndeshjet e para të sezonit duke bërë që të tunden themelet e ekipit nga “Liman Gegaj”.
Pas këtyre dy humbjeve, trajneri Alirifa ka dhënë dorëheqje, ndërsa drejtuesit kanë vendosur ndihmësin e tij si trajner të përhershëm.
Ndryshimet në ekip i ka njoftuar vet klubi me anë të faqes zyrtare.
Njoftimi pa ndërhyrje i Malishevës
Trajneri Senad Alirifa jep dorëheqje
Sot me keqardhje kemi pranuar dorëheqjen e trajnerit Senad Alirifa nga pozita e krytrajnerit në FC Malisheva. Pas një periudhe të vështirë në klub dhe pas disa rezultateve jo të kënaqshme kohëve të fundit, trajneri Alirifa ndjeu përgjegjësinë profesionale për të dhënë dorëheqje, edhe pse përgjegjaësia për rezultatet e fundit jo të mira ishte e të gjithë neve në FC Malisheva dhe jo vetëm e tij.
Nga sot e tutje, pozitën e kryetrajnerit do ta marr asistenti i parë i skuadrës Qëndrim Kida, i cili edhe zyrtarisht është emëruar kryetrajner në FC Malisheva.
Klubi e falenderon trajnerin Alirifa për punën profesionale dhe angazhimin e tij duke i dëshiruar suksese në të ardhmen dhe shëndet të mirë.
Po ashtu përgëzojmë trajnerin e ri Kida duke i uruar suksese dhe rezultate positive në të ardhmen.
/Telegrafi/