Llapi ka bërë një goditje të madhe në afatin kalimtar veror.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka transferuar sulmuesin e mirënjohur shqiptar Sebino Plaku.
33-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e Kamzës në kampionatin shqiptar, derisa ka luajtur edhe për skuadra më të mëdha si Skënderbeu, Partizani e Kukësi.
Ish-reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka luajtur edhe në Ham Kam në elitën e futbollit norvegjez si dhe tek Slask në Poloni.
Plaku është prezantuar nga Llapi dhe ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin nga Podujeva. /Telegrafi//