Site icon Telegrafi

Zyrtare: Sebastjan Krasovec merr drejtimin e KB Peja

Sebastjan Krasovec do të jetë trajner i KB Peja për pjesën e mbetur të sezonit.

Klubi pejan është ndarë në mes të javës me trajnerin irlandez, Daniel Nelson.

“KB Peja dëshiron t’i uroj mirëseardhje trajnerit të ri, sllovenit Sebastjan Krasovec – i cili do ta udhëheq skuadrën për pjesën tjetër të sezonit”.

Lexo po ashtu Zyrtare: KB Peja ndan rrugët me trajnerin Daniel Nelson

“Krasovec ka përvojë shumë vjeçare – dhe ka ndërtuar karrierë si trajner në Slloveni, Poloni dhe nga viti 2018 ka qenë trajner në Hungari”.

“Slloveni do filloj punë me skuadrën menjëherë, duke e përgatitur për ndeshjet e radhës në Superligë”, thuhet në njoftimin e klubit pejan.

Krasovec në vitet e fundit ka udhëhequr klube si Oroszlanyi Sportegylet E Lions, Zalakeramia ZTE KK dhe Atomeromu SE Paks. /Telegrafi/

Exit mobile version