Site icon Telegrafi

Zyrtare: Schick, dy javë jashtë fushave  

Klubi italian, Roma ka konfirmuar se Patrik Schick do të jetë jashtë fushave për 15 ditë pas një lëndim muskulor.

Sulmuesi çek u bashkua me Giallorossët nga Sampdoria në verë, por pasi bëri debutimin e tij kundër Veronas, ai u tërhoq me një dëmtim muskulor.

Kështu, Schik do të mungoj plot 15 ditë dhe do të humbasë ndeshjet me Udinesen dhe Milanin në Serie A dhe Qarabagun në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Lëndohet përsëri Schick

“Sot Patrik Schick iu nënshtrua testeve të mëtejshme klinike dhe instrumentale”, thuhet fillimisht në një deklaratë në faqen e internetit të skuadrës së Romës.

“Këto konfirmuan një dëmtim të muskujve në kyçin e majtë, duke theksuar një zonë të ënjtjes në pjesën e tretë afërsisht të kryqëzimit muskulor-tendonal”.

“Sulmuesi, i cili bëri debutimin e tij zyrtar te Roma kundër Veronas, do të vazhdojë rrugën e rehabilitimit, me progresin [për një kthim] duke qenë 15 ditë nga tani”, përfundon njoftimi i klubit romak. /Telegrafi/

Exit mobile version