Telegrafi

Saul Niguez konfirmon largimin nga Atletico Madridi

Saul Niguez (Foto David S. Bustamante/Soccrates/Getty Images/Guliver)

Saul Niguez ka konfirmuar zyrtarisht se do të largohet nga Atletico Madridi në këtë verë.

Mesfushorit spanjoll ka kohë që lidhet me një largim nga Los Rojiblancos, e që tani ka bërë të ditur se do të largohet.

Niguez me një postim në Twitter ka thënë se brenda tri ditësh do të njoftojë për klubin e ri.

“Klub i ri, brenda 3 dite do të njoftoheni”, ka shkruar ai.

Manchester United dhe Arsenali, janë dy klubet që cilësohen si favoritë për transferimin e tij. /Telegrafi/