Site icon Telegrafi

Zyrtare: Sandro Ramirez largohet prej Barcelonës

Sandro Ramirez nuk do të jetë më futbollist i Barcelonës.

Kështu së paku ka pohuar drejtori teknik i skuadrës katalonase, Robert Fernandez.

“Sandro do të largohet gjatë verës. Vitin e kaluar, ne ishim mirënjohës për vendimin e tij që të mbetej në klub. Pastaj ekzistonte një datë, 1 maj, për ta vazhduar kontratën e tij për një vit, por pas asaj që kishte bërë në verën e vitit të kaluar, ne menduam se është e drejtë që t’ia hapim dyert”, deklaroi Robert për “Barca Tv”.

Sandro spekulohet se ka zgjuar interesim nga klube të ndryshme të La Ligas.

Exit mobile version