Vetëm pak orë pasi u largua nga drejtimi i Vushtrrisë, Samuel Nikaj është bërë me skuadër të re.
Trajneri nga Shqipëria do të vazhdoj karrierën në Kosovë dhe përsëri në Ligën e Parë.
Liria e Prizrenit do të jetë skuadra e re që do të drejtohet nga Samuel Nikaj me misionin e njëjtë, rikthimin në Superligë.
Nikaj është bërë specialist për inkuadrimin e skuadrave në Superligë, pasi këtë e ka bërë me Flamurtarin dhe së fundmi me Vushtrrinë.
Trajneri shkodran kishte arritur që një vit më herët ta inkuadroj edhe në elitën e futbollit shqiptar Kastriotin e Krujës.
Ka qenë vetë klubi bardhezi që ka zyrtarizuar Nikën në kryet ë skuadrës për edicionin e ri. /Telegrafi/