Telefonat më të rinj të markës Samsung kanë ekran të madh, korniza të vogla dhe një mori kamerash.
Samsung Galaxy S10 është një telefon me madhësi 6.1 inç me tre kamera në anën e pasme, një sensor gjurmë gishtash në ekran dhe një ekran me vrimë rrethore për një kamerë frontale në cepin e sipërm të djathtë.
Samsung Galaxy S10 + është një version 6.4 inç me kamerë të dyfishtë përpara.
Pajisja gjithashtu ka një bateri më të madhe dhe mbështetje për më shumë RAM dhe magazinim sesa modeli tjetër më i vogël.
Në anën e pasme të telefonit, të dy telefonat kanë tre kamera:
12MP kamerë standarde
16MP me kënd ultra të gjerë
13MP lente telefoto me zmadhim optik 2X
Në aspektin e specifikave, Galaxy S10 dhe Galaxy S10 + kanë procesorët Qualcomm Snapdragon 855 ose Samsung Exynos 9820, në varësi të rajonit, dhe paketojnë një ekran 3040 x 1440 pikselë.
6,1 inç Galaxy S10 përmban një bateri prej 3,500 mAh, 6GB RAM dhe një zgjedhje prej 128GB ose 256GB hapësirë ruajtëse, ndërsa Galaxy S10 + posedon ekran 6,4 inç, 4,000 mAh bateri, 6GB ose 8GB RAM dhe opsione të hapësirës prej 128GB, 256GB apo 512GB.
Të dy telefonat duhet të jenë në dispozicion në javët e ardhshme. Galaxy S10 do të ketë çmim prej $ 899.99, ndërsa Galaxy S10 + do të fillojë nga 999.99 $/Telegrafi/