Telegrafi

Zyrtare: Samsung lanson modelin e ri Galaxy R

Samsung Galaxy R është i pajisur me Android 2.3 Gingerbread, ekran të ndjeshëm në prekje me 4.19 inç me Super Clear LCD, rezolucion 800 x 480, procesor me dy bërthaësh të NVIDIA Tegra 2, dhe jo vetëm.

Modeli i ri i Samsung, gjithashtu posedon edhe kamerën e pasme me 5 mega-piksel, LED ndriçues, atë frontale me 1.3MP për video-komunikim, si dhe mundësinë për të incizuar HD video në 30 kënde për sekondë.

Thuhet se së shpejti, Samsung Galaxy R do të lëshohet në Evropë dhe Azi, mirëpo nuk është thënë asgjë sa i përket çmimit të këtij telefoni. / Telegrafi /