Telegrafi

Zyrtare: Samsung lanson Galaxy Tab 8.9 dhe 10.1

Modelet e reja të tabletëve, Samsung i quan si versionet më të holla, ku secili prej tyre është vetëm 8.6mm i hollë, ndërsa këto modele përfshijnë ndërfaqen e njohur si Samsung TouchWiz.

Të dy modelet përfshinë ekranin WXGA me rezulucion prej 1280×800 piksel, dhe kanë procesor dy-bërthamorë 1GHz.

Samsung gjithashtu ka bërë të ditur edhe disa çmime, ku modeli Galaxy Tab 8.9 WiFi kushton 469 dollarë për versionin 16 GB ose 569 për 32GB.

Në anën tjetër, modeli Galaxy Tab 10.1 kushton 499 dollarë për 16 GB ose 599 për 32 GB.

Të dy modelet e reja të tabletëve Samsung pritet të dalin në shitje gjatë verës së këtij viti./Telegrafi