Telegrafi

Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Ky çmim vlen për modelin Samsung Mega 6.3 me 16GB, ndërsa pajisja do të paraqitet në treg me versionin e ri të sistemit operativ Android, 4.2 Jelly Bean, ndërsa karakteristika tjera shtesë janë edhe ndërfaqja HD me ekranin e ndjeshëm me 6.3 inç, dhe rezolucionin prej 1280 x 720 piksel.

Gjithashtu, Samsung ka thënë se telefoni i saj më i ri, Mega 6.3 do të dal në shitje në korrik të këtij viti.

Samsung Galaxy Mega 6.3 mbështetet edhe nga procesori dual core 1.7GHz me 1.5GB RAM, dhe kartelën mikro SD e cila mund ta zgjerojë memorien edhe për 64GB shtesë. / Telegrafi /