Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, zyrtarisht është portier i skuadrës italiane, AS Pisa.
Pisa që tashmë garon në Serie B ka arritur marrëveshje me portierin kosovar.
Kjo skuadër drejtohet nga ish legjenda e Milanit, Gennaro Gattuso.
Portieri 28-vjeçar ka qenë si huazim nga Genoa, ndërsa i ndihmoi Latinas ta sigurojë ekzistencën në Serie B.
Ujkani në këtë skuadër do ta gjejë edhe ish sulmuesin e Kombëtares, Edgar Çanin që ka rinovuar kontratën me klubin.