Telegrafi

Zyrtare: Salgado lojtar i Blackburnit

Këtë verë Salgado përfundoi qëndrimin dhjetëvjeçar te Los Blancos, ndërkohë që Blackburn vendosi ta transferonte spanjollin me përvojë.

“Ekipi i Blackburnit sot ka kompletuar transferimin e Michel Salgados. Ish-mbrojtësi i krahut i Real Madridit, është transferuar në Ewood Park si lojtar i lirë dhe ka nënshkruar kontratë dyvjeçare”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit.