Telegrafi

Zyrtare: Sabatini largohet nga Interi

Walter Sabatini para ndeshjes mes Interit dhe Fiorentinas në Giuseppe Meazza (Foto: Getty Images)

Suning Group që janë pronarë të Interit e kanë filluar ditën me një lajm të rëndësishëm për tifozët.

Ata kanë konfirmuar se Walter Sabatini nuk është më drejtor teknik.

Kështu Piero Ausilio mbetet aktualisht përgjegjës i vetëm për tregun e transferimeve te klubi nga Milano.

Sabatini erdhi vitin e kaluar te Interi dhe arriti të sjellë lojtar si Joao Canecelo, Milan Skriniar e Rafinha dhe kështu largimit i tij ka befasuar paksa tifozët.

“Suning Sports dhe Sabatini kanë arritur marrëveshje për një shkëputje të hershme të kontratës”.

“Sabatini nuk do të mbajë me rol si përgjegjës taktik në Suning Group. I dëshirojmë gjithë të mirat në eksperiencën e radhës”, ka shkruar Suning në deklaratën për media.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë raportin se në vend të italianit do të vijë dikush tjetër. /Telegrafi/