Telegrafi

Zyrtare: Rumuni i dytë te Llapi, nënshkruan Cezar Verdes

Llapi ka njoftuar se mesfushori rumun, Cezar Verdes ka nënshkruar kontratë njëvjeçari me klubin.  

Verdes që është mesfushor me tipare defanzive ka mundësi vazhdimi dhe për një vit tjetër në kontratë, në bazë të paraqitjeve.

“25-vjeçari ka filluar përgatitjet me grupin e futbollistëve dhe do të jetë në dispozicion të shtabit teknik që nga ndeshja e fundjavës ndaj Prishtinës”.

“Verdes ka luajtur për klube të ndryshme si: SV Croatia Reutlingen, SSV Rübgarten, TSV Riederich, Flacara Horezu, CSM Pascani dhe Miroslava”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Ditë më parë Llapi njoftoi po ashtu nënshkrimin me mbrojtësin e djathtë, 24 vjeçarin, Robert Burcea./Telegrafi/