Telegrafi

Zyrtare: Rummenigge rikthehet te Bayerni

Bayern Munich ka njoftuar se Karl-Heinz Rummenigge është rikthyer sërish në bordin drejtues të klubit.

Përmes një komunikatë të lëshuar në rrejtet sociale, Bavarezët bënë të ditur se legjenda e tyre sërish do të ndihmojë klubin në pjesën administrative.

“Në mbledhjen e rregullt këtë të martë, Mbledhja e Përgjithshme Vjetore e FC Bayern München AG emëroi Karl-Heinz Rummenigge si anëtar të ri të Bordit Mbikëqyrës të FC Bayern München AG”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lexo po ashtu Zyrtare: Pak minuta pasi që u shpall kampion - Bayerni bën dy shkarkime

Herbert Hainer, Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të FC Bayern ka deklaruar: “Jemi të lumtur që kemi Karl-Heinz Rummenigge si anëtar të Bordit tonë Mbikëqyrës. Ai është një nga personalitetet më të mëdha në historinë e klubit tonë, të gjithë i dinë meritat e tij. Përvoja e tij, ekspertiza dhe rrjeti i tij ndërkombëtar do të na ndihmojnë jashtëzakonisht në mënyrë që FC Bayern të vazhdojë të jetë i suksesshëm në të ardhmen”.

Karl-Heinz Rummenigge në anën tjetër potencoi: “Do të doja të falënderoja bordin mbikëqyrës për besimin e tyre dhe mezi pres të mbështes FC Bayern. Unë isha shumë me fat dhe i nderuar që festova shumë suksese me këtë klub, kështu që jam i lumtur që përmbush kërkesën e bordit të drejtorëve”.

Midis 1974 dhe 1984, Rummenigge fitoi Kupën Evropiane, Kampionatin Gjerman dhe Kupën DFB, si dhe Kupën Ndërkontinentale dhe Superkupën e DFB dy herë si lojtar i Bayern Munichut. Në vitin 1991 ai u kthye te kampionët si Zëvendës President dhe drejtoi Bayern Munichun nga 2002 deri në korrik 2021 si Kryetar i Bordit. Gjatë kësaj kohe, klubi festoi tripletën në 2013 dhe vitin historik të gjashtë titujve në 2020.

Në total, Rummenigge fitoi 14 kampionate, dhjetë kupa të DFB dhe dy trofe të Ligës së Kampiobnëve. /Telegrafi/