Roma ka zyrtarizuar mbrojtësin Mario Rui që vjen nga Empoli.
Mbrojtësi ka arritur si huazim me të drejtë blerje, por e lidhur edhe me paraqitjet e tij brenda një viti.
“AS Roma mund ta konfirmojë blerjen e Mario Rui Silva Duarte”.
“Roma ka arritur marrëveshje me Empoli FC që lojtari të bashkohet si huazim deri më 30 qershor 2017”.
Lojtari është i lumtur që ka arritur të nënshkruaj me njërin prej klubeve më të mëdha në botë.
“Jam bashkuar me një prej klubeve më të mëdha në botë dhe ndjehem shumë mirë”, deklaroi Mario Riu. /Telegrafi/