Site icon Telegrafi

Zyrtare: Rron Broja rinovon me Dritën

Drita ka njoftuar se Rron Broja ka vazhduar qëndrimin në klub edhe për dy vite të tjera.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, klubi gjilanas bëri të ditur se mesfushori ka vënë nënshkrimin në letër.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Dritës:

Ron Broja vazhdon me ne edhe për dy vite

Kemi knaqësin të ju njoftojmë se kemi vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite me mesfushorin tonë Ron Broja.

Ron Broja: “Është knaqësi që të vazhdojë me njërin prej klubeve më profesionale dhe më të organizuara. Ndjejë përgjegjësi dhe obligim që klubit dhe tifozëve tanë të ua kthejmë krenarin me suksese vitin që vjen.

Faleminderit të gjithëve për besimin dhe për mua nuk ka qenë aspak e vështirë që ti them PO klubit për të vazhduar”. /Telegrafi/

Exit mobile version